Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë një tubimi zgjedhor në Deçan, pati kritika për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shfaqjen në publik të dronëve të rinj turqë, “Skydagger”.
“Kur blen Serbia (armatim) në Iran ose në Kinë, ne mezi e marrim vesh. E çka bën kryeministri jonë? Qiky është showbizz-i që po ju kallxoj unë juve.
Kur kanë ardh dronët, që nuk janë të këqij e shyqyr që i kem, por ky, Albin Kurti, ka dalë edhe ua ka tregu edhe specifikat, sa kilometra fluturojnë, tek ku mujnë mrrijnë e çka ka në to, që kush njeri normal në botë nuk e bën”, tha Haradinaj.
