Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dreshaj e fton ministrin Muja ta vizitojnë qumështorën Vita: Produktet janë në përputhje me standardet

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 11:26
Dreshaj e fton ministrin Muja ta vizitojnë qumështorën Vita: Produktet janë në përputhje me standardet

Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve i ka reaguar ministrit në detyrë, Armend Muja, lidhur me zhvillimet e fundit rreth qumështorës së qumështit.

Ai tha se nga analizat laboratorike të realizuara gjatë muajve prill dhe maj, të cilat janë publike, tregojnë se produktet e qumështit Vita kanë rezultuar në përputhje me standardet e kërkuara, teksa janë në pritje të rezultateve laboratorike.

“Prandaj lind një pyetje e thjeshtë: kujt duhet t’u besojnë qytetarët – rezultateve zyrtare laboratorike që janë publike apo deklaratave politike të bëra para publikimit të rezultateve të mostrave të marra më 02.07.2026?

Nëse rezultatet e fundit ende nuk kanë përfunduar, mbi çfarë baze janë bërë deklarata që krijojnë dyshime për produktet para përfundimit të procesit zyrtar?”, tha Dreshaj.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të sqarohet roli i këshilltarës së tij politike.

“Kur në një proces inspektues marrin pjesë përfaqësues politikë apo administrativë dhe deklaratat politike paraprijnë rezultatet laboratorike, lind shqetësimi nëse kjo cenon perceptimin e pavarësisë së institucioneve përgjegjëse për inspektimin dhe analizat laboratorike.

Besueshmëria e Inspektoratit dhe e laboratorëve shtetërorë është interes publik. Prandaj, çdo veprim ose deklaratë që mund të krijojë përshtypjen e ndikimit politik para përfundimit të procedurave zyrtare rrezikon të lëkundë besimin e qytetarëve në profesionalizmin, paanshmërinë dhe integritetin e këtyre institucioneve.

Pikërisht për këtë arsye, procesi i inspektimit duhet të mbetet tërësisht i pavarur nga çdo ndikim politik dhe rezultatet laboratorike duhet të flasin të parat. Vetëm kështu mbrohen njëkohësisht shëndeti i qytetarëve, besueshmëria e institucioneve dhe reputacioni i bizneseve që respektojnë ligjin”, tha ai.

Në fund, ai e ftoi miniatrin që së bashku ta vizitojnë fabrikën Vita, për të parë nga afër infrastrukturën, teknologjinë, proceset e prodhimit dhe standardet e kontrollit të cilësisë që aplikohen.

“Një vizitë e tillë do të ishte edhe një mesazh i rëndësishëm për promovimin e prodhuesve vendorë dhe për të treguar në rajon dhe më gjerë se në Kosovë ka investime serioze dhe fabrika me kapacitete të larta, që mund të konkurrojnë me standarde ndërkombëtare.

Jam i bindur se nga afër do të shihni një investim me nivel të lartë të teknologjisë dhe organizimit, një vlerë për ekonominë e Kosovës dhe një shembull që duhet të na bëjë krenarë”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales
  • 09:25Hajdutët hyjnë në një banesë në Prishtinë, grabisin para dhe stoli ari
  • 09:24Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj