Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drenasi pa ujë, Lladrovci paralajmëron padi ndaj përgjegjësve: Nuk do ta lejojmë diskriminimin

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 16:45
Drenasi pa ujë, Lladrovci paralajmëron padi ndaj përgjegjësve: Nuk do ta lejojmë diskriminimin

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit, të ftuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për furnizimin me ujë të pijes i qytetarëve të Komunës së Drenasit, ai ka mbajtur fjalë rasti si vijon:

Kjo mbledhje nuk ka motive politike. Nuk ka qëllim të atakojë nivelin qendror as rajonin e Prishtinës,

Kjo seancë është e ftuar për të dëshmuar gjendjen e rëndë të qytetarëve të Drenasit.

Në fillim kërkoj mirëkuptim dhe besimin e qytetarëve se ne, me të gjitha mundësitë jemi në shërbim të interesit Tuaj.

Kam deklaruar se i garantoj qytetarët për ujë të pijes 24 orë. E kam deklaruar se të gjitha përgjegjësitë tona rreth furnizimit me ujë i kryej me përgjegjësi të plotë, në kohën sa më të shkurtër si prioritet i qeverisjes tonë lokale.

Dua të pyes: A ka qëllim të keq dikush kundër qytetarëve të komunës së Drenasit.

Qytetarë të nderuar,

Po, uji është jetë. Drenasi nuk ka ujë.

Drenasi nuk meriton këtë trajtim. Ka kohë që sfida e ujit jo vetëm nuk po zgjidhet, ka kohë që kur një reshje shiu sado e vogël, ndërpritet uji me ditë të tëra për të gjithë qytetarët.

Në shekullin 21 Drenasi, po e bart sfidën e mungesës së ujit.

Kjo gjendje është e padurueshme.

Ne kishim mirëkuptim për vështirësitë e KRU Prishtina,

Ne kishim mirëkuptim për defektet në procesin e furnizimit me ujë, por, kjo e ka tejkaluar çdo kufi.

Drenasi është i diskriminuar me mungesë të ujit.

Qytetarët e Drenasit, po i bartin pasojat.

Mirëqenia e qytetarit është e lidhur ngushtë me furnizimin me ujë. Furnizimi nuk po ndodh, s’po bëhet, s’po kryhet.

Uji mungon, ndërsa prej disa viteve e kemi sinjalizuar nivel qendror se pompat e Bivolakut, jo vetëm se janë të amortizuara, mbi dyzet vjet në përdorim, por edhe të papërdorshme për nga kapacitetet e planifikuara për furnizimin me ujë.

Ne kemi investuar për infrastrukturë, por, pompat është e pamundur t’i aftësojmë edhe për faktin se janë në komunë tjetër dhe është çështje vetëm e nivelit qendror.

Prioritet i qeverisjes lokale është furnizimi me ujë.

Kujt i shërben kjo mungesë. Pushteti lokal i ofron ndihmë e përkrahje KRU Prishtinës, por nuk mund të transferohet në kompani e cila me ligj obligohet të bëj furnizimin me ujë të pijes për qytetarët e komunës së Drenasit.

Ne kemi bërë krejt çka është e mundur për të angazhuar kapacitetet alternative për furnizim me ujë.

Përkundër kapaciteteve dytësore të rezervave të ujit, si në Krajkovë, Baicë, Arllat, Llapushnik, Kizhnarekë, Gjergjicë, Kroi i Mbretit, Sankoc, etj., KRU “Prishtina”, i ka lënë jashtë funksionit këto burime, me gjithë investimet nga Komuna e Drenasit, investime të cilat nuk i takojnë Komunës.

Në tri vitet e fundit, kur u hap mundësia e vazhdimit të punës për sigurimin e ujit të pijshëm, janë investuar rreth tre (3) milionë euro, në gypat primar e sekondar të ujësjellësit, janë kryer mbi 3.000 kyçje të ekonomive familjare në ujin e pijshëm.

Janë ndërtuar nga komuna edhe stacione pompimi, janë bërë madje edhe pagesa të energjisë elektrike nga komuna.

Sigurimi i ujit të pijes bëhet nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, dhe komuna apo pushteti lokal mund t’i ofrojë vetëm përkrahje në infrastrukturë, punë të cilën e kemi bërë me investime të vazhdueshme.

Po ashtu deri më tani, kemi ndërtuar mbi 100 kilometra kolektorë përgjatë lumenjve Drenica e Vërbica dhe mbi 400 kilometra rrjet sekondar të kanalizimit, puna për Drenasin kampion nuk ndalet.

Punët tona shihen, punët tona vazhdojnë!

Çështja e ujit të pijes dhe ujerave te zeza është fushë veprimtari e KRU Prishtina dhe e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe presim që kjo sfidë si asnjë herë më parë të trajtohen me prioritet.

Investimi në ujin e pijes është investim për jetën e qytetarëve.

Rrezikimi i shëndetit publik, në veçanti me fillimin e vitit të ri shkollor, pa ujin e pijes, është çështje që tejkalon sërish kompetencën e komunës.

Anulimi i mësimit nuk është zgjidhje. Paralajmërimet nga qytetarët për protesta të fuqishme për shkak të mungesës së ujit, nuk është zgjidhje.

Qindra ankesa që arrijnë nga qytetarët, me të drejtë pyesin: “pse po diskriminohemi”.

Drenasi dhe qytetarët e komunës nuk meritojnë diskriminim. Fundja, diskriminimin nuk do ta lejojmë.

Do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë për mos angazhim të KRU Prishtinës. Do të kërkojmë drejtësi për mosveprim në pajtim me mandatin dhe përgjegjësinë.

Drenasi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shtetformim e shtetndërtim dhe nuk e meriton diskriminimin.

Të nderuar të pranishëm,

Qeveria për më keq ka goditur edhe gjigandin e ekonomisë së Kosovës, burimin e të ardhurave të mijëra qytetarëve të Drenasit, duke mos e furnizuar Feronikelin me rrymë, si burim të mirëqenies në komunën tonë.

Ndërprerja e punës në Feronikel ka shkaktuar vështirësitë ekonomike shtesë duke ndikuar edhe në furnizimin me ujë që vinte nga mirëmbajtja e pompave të KRU Prishtina në Bivolak të Vushtrrisë. Pas mbylljes së Feronikelit, kanë filluar edhe problemet me ujë.

Komunikimi i KRU Prishtina me Komunën, ka qenë shumë joparimor.

KRU Prishtina asnjë herë nuk është kyçur në dëgjimet buxhetore, nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka bërë kërkesa për Komunën, nuk është marrë me detyrat dhe përgjegjësitë e veta për mbylljen e gropave apo kanaleve, nuk e ka marrë përgjegjësinë për pronat e shpronësuara nga Komuna për interesin e KRU Prishtina,

KRU Prishtina, nuk i mori në menaxhim burimet e ujit, Stacionin e pompimit në Drenas, Çikatovë, Poklek, rezervarët, të gjitha janë investime nga komuna për ti shërbyer KRU Prishtinës, për t’ia lehtësuar punën dhe obligimin për të furnizuar qytetarët e Drenasit.

Para dy tri ditëve, kemi përuruar Çerdhen në Arllat, e kemi përshëndetur këtë renovim të objektit nga Qeveria, por, çështja është a ka ujë në çerdhe.

Ne i përshëndesim  investimet në të gjitha komunat e Kosovës, por, edhe Drenasi është komunë, bile në zemër të Kosovës.

Ku janë miliardat e buxhetit të shtetit, buxhetit të qytetarëve që ngecin për investimet në disa dhjetra mijëra euro për furnizimin me ujë të komunës së Drenasit.

Këto nuk janë qëndrime politike sepse ne i gëzohemi çdo investimi, por, çështja është pse Drenasi mbetet anash.

Nuk dua ta përmend këtu as rrugën me katër korsi, as qendrën e biznesit Drenasi 2, as QKMF-në, as urën e Shtrubullovës por, dua ta them qartë, Drenasi nuk po furnizohet me ujë të pijes, nuk ka ujë.

Drenasi nuk e meriton këtë qasje,

Drenasi nuk e meriton të ketë diskriminim për çështjen më elementare jetësore, ujin e pijes.

Po bëhen disa vite që ne jetojmë çdo ditë me këtë mungesë, këtu rrisim fëmijët, nipat e mbesat, këtu e shohim tërë shekullin tonë jetësor, në komunën e përparuar dhe me kushte për jetë më të mirë, krenar e qëndrestar.

I bëjmë ftesë KRU Prishtinës, i bëjmë ftesë Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, mos i diskriminoni qytetarët e Drenasit, komunës në zemrën e Kosovës me kontribut të jashtëzakonshëm për shtetformim e shtetndërtim.

Pres mirëkuptim dhe veprim të menjëhershëm që sfida e ujit të pijes për qytetarët  e komunës së Drenasit, të zgjidhet sa më parë.

Qindra mesazhet tuaja qytetarë të Drenasit i kemi marrë çdo herë seriozisht.

Por, Protestat e paralajmëruara nga qytetarët nuk i shohim zgjidhje.

Kjo seancë, lë të shërbej si pikë e vlimit të pakënaqësisë e protestës tonë për mungesën e ujit të pijes. Këtu po paralajmërojmë veprimet ligjore me padi ndaj përgjegjësve për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të punës për furnizim me ujë për qytetarët e komunës së Drenasit.

Ne nuk kemi heshtur në kohët më të liga për komunën dhe Kosovën tonë, nuk do të heshtim as tash, përball kërkesave krejt legjitime, krejt të qarta të qytetarëve:

Duam ujë për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Faleminderit!

drenasidrenasitlladrovci

Të ngjashme

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan

16:19

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Deliu-Kodra: Kurti sot e vendosi shantazhin e ri, nëse s’ka votë për Presidentin, s’ka votë për nënkryetarët e Kuvendit
  • 17:20Të enjten vendoset për kryetarin e Gjykatës Administrative, dy kandidatë në garë
  • 16:51Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin
  • 16:51Bëri zhurmë me motoçikletë, policia i shqipton 8 gjoba drejtuesit në Prishtinë
  • 16:48Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?