Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62 të Policisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në duar të pesë policëve kosovarë .
Hoxha ka thënë se s’do të lejojë kurrfarë tejkalimi të autorizimeve policore dhe ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, hetimet që kryhen brenda nga Policia dhe institucionet e tjera, që të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së Agon Zejnullahut.
“Nga pozita e drejtorit të Policisë s’do të lejojmë çfarëdo forme të tejkalimit të autorizimeve policore, andaj kërkoj fuqishëm, që inspektorati policor i Kosovës, hetimet tona të brendshme dhe institucionet tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së qytetarit tonë”, ka thënë Hoxha.