Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Drejtësi, jo relativizim”, protestë para Kuvendit – veteranët të ashpër me qeverinë pas ekspozitës për masakrat

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 13:17
“Drejtësi, jo relativizim”, protestë para Kuvendit – veteranët të ashpër me qeverinë pas ekspozitës për masakrat

Ka nisur protesta e OVL UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, pas ekspozitës së pasaktë për masakrat e cila tashmë është larguar nga hapësira e sheshit të Prishtinës.

Në fjalën e tyre, veteranët kanë përmendur se kryeministri Albin Kurti, ndonëse mbante simbolin dhe flamurin kombëtar, kishte në kabinet një këshilltar që sipas tyre “fyente dhe përpiqej të degradonte luftën e UÇK-së”.

Ata kanë përmendur gjithashtu ministra të tjerë që i cilësojnë “anti-UÇK”, duke përfshirë Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën, të cilët sipas veteranëve kanë bashkëpunuar në mënyrë tinëzare për të dëmtuar të drejtat dhe imazhin e veteranëve të luftës.

Para mediave, veterani Xhavit Jashari tha: “Dimal Basha ka bërë punime shkencore për ta dëmtuar dhe për të shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe për t’i dhënë konotacion tjetër luftës sonë. Degradimi i mëtutjeshëm është se brenda kësaj Ministrie, kemi ministren Gërvalla e cila publikisht ka deklaruar se bashkëpunon dhe ka bashkëpunuar me shpifje dhe intriga që të dënohen krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë e cila në mënyrë tinëzare ka bashkëpunuar me Listën Serbe dhe me kriminelin Milan Radoiçiq për t’i goditur veteranët”.

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane