Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi – Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 14:02
‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi – Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma. Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Faton Pecit, të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq një diferencë të vogël mes tyre, më saktësisht nga rezultate preliminare, dallimi është 28 vota.

Pas këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke zhvilluar verifikimin e rezultateve. Edhe pse në disa komuna ka përfunduar, në Mitrovicën jugore ende po vazhdon. Për dallim nga rezultatet e para, për momentin diferenca mes dy kandidatëve atje është më e madhe.

Lidhur me këtë proces, disa fotografi nga procesi i verifikimit tregojnë parregullsi që janë krijuar gjatë procesit të parë të numërimit.

Kështu, në njërën nga fotot, shihet se si gjatë verifikimit, ka pasur ndryshim rezultati për Arianin. Përderisa gjatë numërimit, Tahiri i janë shënuar 207 vota në një vendvotim, në verifikim atij i kanë rezultuar 214.

Përveç kësaj, në fotografi shihen edhe parregullsi të tjera.

Derisa në flet-raportet, shënohen me patjetër edhe ‘’Numrat e shiritave për mbylljen e kapakut të kutisë së votimit’’, në njërën prej këtyre raporteve, numrat mungojnë.

Po ashtu, në foto shfaqen edhe fletëvotime të dëmtuara. Fletëvotimet, ku është votuar për Arian Tahirin, shihen se janë dëmtuar në pjesën e sipërme.

Tahiri, rezultat tjetër i ka dal edhe në një tjetër raport verifikimi. Kandidatit të PDK-së, në procesin e verifikimit, siç shihet në foton e publikuar nga Gazeta Express, i kanë dalë 57 vota, për dallim nga 44 ku i ka pasur në procesin e numërimit.

arian tahiriFaton Peci

Më shumë nga Lajme

  • 23:31Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së