Dr. Nerxhivane Kadriu-Halimi është një emër i njohur në fushën e mjekësisë emergjente, e cila ka kaluar mbi 40 vite në shërbim të pacientëve, sot ndodhet përballë një sfide të madhe shëndetësore dhe jetësore.
Dr. Nerxhivane është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë, një gjendje tepër e rrezikshme që kërkon ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar dhe të menjëhershme.
Për fat të keq, ky operacion nuk mund të realizohet në Kosovë. Pas konsultimeve me mjekë specialistë dhe kërkimeve të shumta, është gjetur një mundësi trajtimi në një spital të specializuar në Ghent, Belgjikë.