Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dosja “Sheholli” dhe plani i BIA-s për përhapjen e radikalizmit islamik, reagon Latifi: Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni, një ditë do të jetë vonë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 17:42
Dosja “Sheholli” dhe plani i BIA-s për përhapjen e radikalizmit islamik, reagon Latifi: Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni, një ditë do të jetë vonë

Pas publikimit të aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, ku flitet edhe për planin serb për të përdorur ekstremizmin fetar islamik në Kosovë, ka reaguar profesori universitar Blerim Latifi, i cili ka thënë se është konfirmuar ajo që ndër vite është paralajmëruar.

Ai tutje ka thënë se në Kosovë kishin zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve ndaj këtij kërcënimi. Ai tha se, kur ta kuptojnë, do të jetë vonë.

Latifi ka publikuar një pjesë nga dosja e aktakuzës ndaj Shehollit, ku në telefonin e tij është gjetur një dokument “Top Sekret” (i shënuar si “CONFIDENTIAL”), lidhur me një plan për përhapjen e ndikimit të radikalizmit islamik.

Reagimi i plotë i Latifit:

“Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit. Konfirmim i plotë i asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë kosovare.

Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni. Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë.

Ja plani i marrë nga dosja e prokurorisë dhe i botuar sot në media:

‘Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativët tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd, shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive. Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme, si afër autoudhëve, shkollave, qendrave tregtare, ndërsa xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhet të shtrihen në të gjithë vendin, edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël. Fëmijë dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi, si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Deneral Jankovic, Kaçanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve shqiptarë, kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku, duke përfshirë romët dhe ciganët, të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të aktivizohen në Islam.

Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë që sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi shqiptare me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë, të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm Islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islamë, të cilët janë duke shpërndarë Islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.

Në vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do të arrijmë që t’i ndajmë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani, ku jetojnë shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm, të cilët e kanë përkrahur Rugovën.

Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera, ashtu që njerëzit të ndihen sikur po jetojnë në një shtet të huaj, kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosë për fenë islame. Pas 20 vitesh Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë.’”

islamikdosjaplani

Të ngjashme

Dosja e Prokurorisë: Kujt i raportonte Fatmir Sheholli në Serbi dhe sa paguhej?

Dosja e Prokurorisë: Kujt i raportonte Fatmir Sheholli në Serbi dhe sa paguhej?

16:24

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
  • 18:50Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?
  • 18:49Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
  • 18:49Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
  • 18:33Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka