Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Donika Kadaj-Bujupi: Përtej akuzave — Zgjatjet buxhetore dhe përgjegjësia kushtetuese

DK
Donika Kadaj-Bujupi11 nëntor 2025 në 15:13
Donika Kadaj-Bujupi: Përtej akuzave — Zgjatjet buxhetore dhe përgjegjësia kushtetuese

Avdullah Hoti është njeriu i fundit në Kosovë që mund të flasë për moral politik.

I bërë kryeministër nëpërmjet shkeljes e keqpërdorimit të vullnetit qytetar, pa vota të tij, në mënyrë krejtësisht kundërkushtetuese, e duke u nënshtruar para Vuçiqit për ata pak muaj sa ishte kryeministër; modeli i tij i politikbërjes është shembulli më i keq që qytetarët shumë moti e kanë kuptuar se nuk duhet ta ndjekin. Edhe sot paska tentuar të mashtrojë sërish.

Sa i përket deklaratës së Presidentes sot, ajo ka qenë e qartë se votimi i zgjatjeve buxhetore, Planit të Rritjes, buxhetit të RTK-së, qindra miliona të Bankës Botërore, etj., janë çështje në vullnet të partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Pra, në vullnet të të gjitha partive, e jo vetëm njërës apo tjetrës. Presidentja ka propozuar që, meqë partitë opozitare nuk janë dakord që këto vendime e ligje të procedohen në Kuvend nga Qeveria në detyrë, kjo të bëhet nga Presidentja (brenda kompetencave kushtetuese) dhe nga vetë deputetët (përsëri brenda suazave kushtetuese). Kjo gjë jo vetëm që lejohet, por është e parashikuar në mënyrë taksative në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi.

Pra, mundësia për të kaluar edhe Planin e Rritjes, edhe zgjatjet buxhetore, edhe marrëveshjet me Bankën Botërore, edhe buxhetin e RTK-së dhe shumë vendime të tjera ekziston. Por, ekzistojnë edhe njerëz si Hoti që i gënjejnë qytetarët pa pikë turpi, sepse në asnjë moment nuk mendojnë se moskalimi i këtyre vendimeve mund t’i humbë Kosovës mbi 1 miliard euro, dhe në mungesë të buxhetit mund t’i lë mijëra familje pa paga, pa ushqim, pa barna të nevojshme, e pa institucione funksionale. Hotit, natyrisht, kjo s’i intereson ashtu si nuk i ka interesuar kurrë. Prioritet e ka të sulmojë Presidenten. Njësoj si atëherë kur thoshte se “Vjosa Osmani do të marrë zero vota” 😃

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe