Tash e gjashtë ditë, dy prindër nga Fushë Kosova, nuk dinë gjë për fatin e vajzave të tyre.

Të njëjtit kanë raportuar dje në polici se më datën 4 korrik vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/