Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 16:34
Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. SipasDoganës, zyrtarët e saj ndaluan një automjet për kontroll, ndërsa gjatë intervistimit paraprak udhëtari deklaroi se nuk kishte mallra për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit u zbuluan 157 palë atlete, të cilat nuk ishin deklaruar. Personi nuk posedonte faturë apo dokumentacion tjetër përcjellës që do të dëshmonte origjinën dhe vlerën e mallit.

Dogana bëri të ditur se, në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, çdo mall që hyn në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet të paraqitet dhe, kur kërkohet, të deklarohet pranë autoriteteve doganore, duke u shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Mosdeklarimi i mallrave dhe mungesa e dokumentacionit përbëjnë shkelje të legjislacionit doganor dhe i nënshtrohen procedurave ligjore.

Malli është ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është proceduar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të vendit, garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që respektojnë obligimet ligjore, si dhe luftimin e kontrabandës dhe çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore

Njëkohësisht, Dogana iu bëri thirrje udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore për deklarimin e mallrave dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 22:49“Albini është alfa dhe omega në VV. Mujmë me kritiku po i fitoi tri palë zgjedhje” – Xhavit Haliti
  • 22:47Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara
  • 22:31Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
  • 22:26Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar
  • 22:26Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit