Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana në Aeroportin e Prishtinës kap 375 boksa cigare pa banderola

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 14:59
Dogana në Aeroportin e Prishtinës kap 375 boksa cigare pa banderola

Gjatë ditëve që po lëmë pas, më datat 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP “Adem Jashari”.

Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.

Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.

Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura.

Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU).

Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës.

Policia dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ligjshmërisë në vend.

Më shumë nga Lajme

  • 16:29“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës
  • 16:28Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese
  • 16:27I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit
  • 16:23Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit
  • 16:07Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive