Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike gjatë kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit në Qendrën Doganore të Postës .

Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë gjetën dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, dyshohej të ishte kanabis, me peshë neto afërsisht 1 kilogram.

Rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë dhe Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca ishte narkotik i llojit marihuanë. I gjithë materiali provë i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedimet penale të mëtejshme.