Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dodik sulmon sërish bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 23:59
Dodik sulmon sërish bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe udhëheqësi i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, ka reaguar me tone të ashpra ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një zhvillim që, sipas tij, dëmton stabilitetin në rajon.

Në një postim në rrjetin social X, Dodik pretendoi se bashkëpunimi i tri vendeve është i drejtuar kundër serbëve dhe Serbisë, duke përfshirë edhe Republikën Srpska.

“Aleanca ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës dëmton drejtpërdrejt stabilitetin dhe paqen në Bosnje dhe Hercegovinë”, shkroi ai.

Megjithatë, deklaratat e Dodikut janë parë nga shumë analistë si pjesë e një retorike të vazhdueshme nacionaliste që shpesh përdoret për tensionimin e marrëdhënieve rajonale dhe për delegjitimimin e çdo bashkëpunimi që përfshin Kosovën.

Dodik shkroi se një koncept i tillë, sipas tij, po e dëmton Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Çdo manifestim i një koncepti të tillë dhe mbështetja e boshnjakëve dhe kroatëve ndaj një ideje të tillë e shkatërron Bosnjën dhe Hercegovinën copë-copë”, deklaroi ai.

Në të njëjtin reagim, ai përmendi edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke pretenduar se populli serb ka dëshmuar përkushtim për stabilitet rajonal përmes projekteve ekonomike dhe të bashkëpunimit.

“Ndërsa ne ofruam ekonomi, lidhje dhe stabilitet, të tjerët padyshim zgjodhën grupimin dhe shoqatën ushtarake kundër njëri-tjetrit”, tha Dodik, duke shtuar se serbët janë të gatshëm të mbrojnë interesat e tyre.

Megjithatë, marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë nuk është një aleancë ushtarake kundër ndonjë shteti, por një mekanizëm bashkëpunimi për forcimin e sigurisë rajonale dhe koordinimin në fushën e mbrojtjes.

Ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në mars të vitit 2025 nënshkruan në Tiranë Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri, me synim rritjen e koordinimit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dodiku

Më shumë nga Lajme

  • 18:44Hoxha: Gërvalla s’po e kryen detyrën e saj rreth mosreagimit për ish-krerët e UÇK-së
  • 18:30Vdes mësuesi veteran, veprimtari dhe atdhetari Rrustem Islamaj nga Isniqi i Deçanit
  • 18:25Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”
  • 18:13Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
  • 17:50Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!