Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dobësimi i euros në Shqipëri, me efekte në turizëm

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 17:10
Dobësimi i euros në Shqipëri, me efekte në turizëm

Forcimi i lekut ndaj euros në vitet e fundit nuk konsiderohet më një zhvillim i përkohshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një fenomen me bazë strukturore, i lidhur ngushtë me përmirësimin e ekonomisë dhe hyrjet në rritje të valutës në vend.

Raporti vjetor evidenton se rritja e të ardhurave nga turizmi ka luajtur rol kyç, duke dyfishuar eksportet e shërbimeve dhe duke shtuar ndjeshëm ofertën e euros në tregun vendas.“

Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë. Ky përmirësim ka sjellë një rritje të ofertës së valutës në tregun e brendshëm. Në kushtet e një kursi të lirë këmbimi, kjo është reflektuar në forcimin e lekut”, citon Banka e Shqipërisë.

Përveç turizmit, edhe remitancat dhe investimet e huaja kanë kontribuar në këtë prirje, duke rritur hyrjet valutore dhe duke përmirësuar bilancin e pagesave të Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zhvillim lidhet edhe me rritjen e besimit në ekonominë vendase dhe uljen e perceptimit të rrezikut financiar, çka ka shtuar preferencën për kursime në monedhën kombëtare.

“Forcimi i kursit të këmbimit pasqyron, në një masë të madhe, përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare. Ai lidhet me rritjen e produktivitetit dhe me reduktimin e primeve të rrezikut në tregun financiar. Për rrjedhojë, ky fenomen mbetet i qëndrueshëm për sa kohë këta faktorë vijojnë të jenë të pranishëm”.

Megjithatë, ky zhvillim ka edhe efekte të diferencuara në ekonomi. Ndërsa ndihmon në uljen e presioneve inflacioniste dhe rrit fuqinë blerëse, ai njëkohësisht sfidon konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit mbetet një tregues kyç që kërkon monitorim të vazhdueshëm, në një ekonomi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm./Tv Klan

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 19:22Zeneli dhe Mersini flasin për bashkëpunimin Vlorë-Gjakovë
  • 19:21Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik
  • 18:37Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
  • 18:36Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës
  • 18:32Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng