Djali i dëshmorit Sylejman Bytyqi, Bledi Bytyqi përmes një postimi në Facebok ka njoftuar se shteti ia ka ndaluar pensionin e babait dëshmorë, në ditën kur ai mbushi 26-vjeç, shkruan GazetaDemos.
Bytyqi thotë se arsyeja ishte pasi “Sistemi nuk të njeh më si djalë dëshmori” sepse ke mbushur moshën, je bërë zot i vetes””.
Ai tutje tha se u bë i zoti kur i vdiq babai.
“Me falni, por unë jam bërë zot i vetes kur babai im vdiq. Jeta më rriti para kohe jo sepse desha, por sepse fati ishte i tillë. Nuk më pyeti askush.Ai u flijua për lirinë e këtij vendi në moshën 26 vjeçare, duke më lënë pasardhës të tij që ta gëzoj lirinë për të cilën ai u flijua”, shtoi djali i dëshmorit.
Postimi i plotë:
Reagim
Si djalë i dëshmorit të Republikës së Kosovës, Sylejman Bytyqi i cili ka shërbyer me nder në Brigadën 121 “Kumanova” dhe më pas në njësinë speciale “Arbri” në Kleçkë së bashku me shumë bashkëluftëtarë që janë dëshmitarë të gjallë të aksioneve ku mori pjesë, po e bëj këtë reagim publik.
Me datë 10 mars, kur mbusha 26 vjet, shteti më ndali pensionin që e merrja si djali i tij.
Me arsyen se “Sistemi nuk të njeh më si djalë dëshmori” sepse ke mbushur moshën, je bërë zot i vetes.
Me falni, por unë jam bërë zot i vetes kur babai im vdiq.
Jeta më rriti para kohe jo sepse desha, por sepse fati ishte i tillë. Nuk më pyeti askush.
Ai u flijua për lirinë e këtij vendi në moshën 26 vjeçare, duke më lënë pasardhës të tij që ta gëzoj lirinë për të cilën ai u flijua.
E çfarë ndodhi kur unë mbusha 26?
Shteti im nuk më njeh më si djalë të dëshmorit.
E pyes veten:
Nëse sistemi nuk më njeh më si djalë i dëshmorit atëherë çka jam unë?