Me këtë rast deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, ka folur për vendimin e Gjykatës Supreme ku theksohet se mbajtja njëkohësisht e postit të ministrit dhe deputetit përbën shkelje.
“PDK i bën thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, deklaroi ai.
Krasniqi kërkoi nga VV-ja që t’i ndalë sulmet ndaj gjyqësorit.