Në mesin e qytetarëve që janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e gjashtë të protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, janë parë edhe Endrit Thaçi, Altin Krasniqi, Skifter Mustafa dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ata janë parë duke qëndruar në mesin e protestuesve, të cilët për të gjashtën mbrëmje radhazi po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




