Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
"Ne si Komision, ta luajmë rolin tonë. Patjetër ta ndihmojmë strategjinë kombëtare, të jemi pjesë aktive e kësaj strategjie", u shpreh ajo.
Musliu-Shoshi bëri të ditur se në kuadër të mbledhjes është miratuar plani i punës dhe fushëveprimi i Komisionit.
