Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 10:44
Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë raporton REL .

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X.

Hollësi tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura.

Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.

Sa i përket vizitës në Bosnje-Hercegovinë, Hanrahan e ka përmendur Dejtonin – marrëveshjen që i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995, dhe rëndësinë e përvjetorit, që duket se është referencë për Srebrenicën.

Më 11 korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshnjakë nga ushtria e Republikës Sërpska – entitetit serb të Bosnjës.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid.

Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim.

Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Më shumë nga Lajme

  • 17:34KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc të Shtimës
  • 17:30Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
  • 17:25Time Kadriaj nxjerr në pah një ballinë të vitit 2007: Shikoni kush na udhëheq
  • 17:17Edlira Zeka për Matoshin e Fejzën: Mos u bëni vegla për të larguar vëmendjen nga problemet reale
  • 17:12"Patriotizmi nuk matet me fjalë", Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia