Avokati Gent Gjini ka njoftuar sot se do të parashtrojë një padi ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, pas krahasimit që ky i fundit bëri mes rastit të Astrit Deharit dhe Millosheviqit.
“Po duke ditur ditë më parë, në përvjetorin e ndjerit Astrit Dehari, zoti Dimal Basha, në prezencë të kamerave dhe të publikut, ka bërë një veprim të pa hishëm dhe të pa matur politikisht, duke krahasuar rastin e Deharit me atë të Millosheviqit,” ka deklaruar avokati Gjini.
Avokati ka shtuar se njëra nga klientet e tij, zonja Mihrije Daqa, ka pësuar humbjen e dy djemve të saj nga krimet e regjimit të Millosheviqit. “Duke ditur që unë jam avokat i zonjës Mihrije Daqa, që ditë më parë në Gjykatën Speciale në Departamentin për Krime Lufte në Prishtinë është gjykuar krimineli serb i udhëhequr nga regjimi i Millosheviqit dhe është dënuar me 15 vite, ato vuajtje kanë qenë të freskta për zonjën Mirije, e cila ka humbur të dy djemtë e saj. Tash del një kryeparlamentar që bën një krahasim banal duke thënë se rasti i Deharit është më i rëndë se ai i Millosheviqit,” tha Gjini.
