Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dimal Basha inspekton ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë-Zahaq

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 16:14
Dimal Basha inspekton ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë-Zahaq

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë – Zahaq. Punimet që po zhvillohen në këtë segment po shkaktojnë edhe pengesa dhe vonesa të përkohshme për ngasësit, banorët dhe bizneset e kësaj zone.

Një nga pikat që aktualisht po shkakton vonesa në trafik është bajpasi te Ura e Dollcit, i krijuar për shkak të minimit të asaj pjese të rrugës. Në terren, ministri Basha diskutoi me inxhinierët e operatorit ekonomik dhe, sipas tyre, kjo nyje pritet të pastrohet brenda shtatë ditësh, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit në rrugën ekzistuese.

Gjatë vizitës, ministri Basha u takua me inxhinierët në të gjitha segmentet e projektit, ku u diskutuan dhe u adresuan shumë nga sfidat që zakonisht paraqiten gjatë realizimit të projekteve të kësaj natyre. Sipas vlerësimeve në terren, ky segment rrugor do të ketë rritje të intensitetit dhe një dinamikë edhe më të mirë të punimeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat dhe vonesat e përkohshme në trafik dhe siguron se do të vazhdojë të jetë në terren, në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë, për adresimin me kohë të sfidave dhe për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge të rëndësishme

DIMAL BASHA

Më shumë nga Lajme

  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:19Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
  • 10:17Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan
  • 10:17Rama publikon foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamuj të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë
  • 10:16Gjeneral Jashari uron Breuerin për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s