Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 16:18
“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

Një konflikt i nisur për motive xhelozie ka përfunduar në tragjedi në Vescovato të Kremonës, ku një 24-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u godit me thikë në fyt.

Sipas mediave italiane, viktima është Nurian Dalipaj, ndërsa autori i dyshuar është Mattia Miraglia, 32 vjeç, i cili është arrestuar dhe po hetohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Ngjarja nisi mbrëmjen e së dielës në një bar në Kremona, ku Miraglia pa ish-të dashurën e tij duke biseduar me Dalipajn. Pas një debati dhe një përleshjeje të shkurtër jashtë lokalit, 32-vjeçari u largua drejt banesës së tij në Vescovato.

Pak më vonë, viktima dhe dy vëllezërit e tij shkuan pranë shtëpisë së autorit të dyshuar. Sipas hetimeve paraprake, Miraglia doli jashtë me një thikë kuzhine dhe, pas një tjetër sherri, goditi me thikë Nurian Dalipajn në fyt, duke i shkaktuar vdekjen. Gjatë konfliktit u plagos rëndë edhe vëllai 20-vjeçar i viktimës, i cili ndodhet në terapi intensive, ndërsa vetë autori pësoi një dëmtim në dorë.

Sipas dëshmive të banorëve dhe miqve të autorit të dyshuar, konflikti mes palëve kishte nisur prej kohësh dhe lidhej me ish-partneren e 32-vjeçarit.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa komuniteti i vogël i Vescovatos është tronditur nga krimi./Tch/

thikëjashtëshqiptar

Të ngjashme

Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë

Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë

22:07
Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës

Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës

14:01

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media