Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vlorë

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 17:44
Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vlorë

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi dyshohet se kanosi dhe dhunoi bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.

Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale”, thuhet në njoftim.

Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

policisëflagrancëdhunoi

Më shumë nga Lajme

  • 14:10Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida
  • 14:05Deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh Shabani e Qerimi, të akuzuar si bashkëpunëtorë të BIA-s
  • 14:05Tahiri thumbon Vjosa Osmanin: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet
  • 13:39Musliu: Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova, kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara
  • 12:42Kontrolle në Rugovë e Prizren, konfiskohet peshku që po shitej kundërligjshëm