Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 08:49
DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke vlerësuar se mungesa e institucioneve funksionale po krijon pasiguri dhe po shkakton pasoja të mëtejshme për ekonominë dhe bizneset.

DHTIK u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të mundësojnë sa më shpejt formimin e institucioneve.

Sipas kësaj dhome, Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje, ndërsa një cikël i ri zgjedhor do ta thellonte edhe më shumë pasigurinë për komunitetin e biznesit dhe ekonominë.

Dhoma e Tregtisë ka theksuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë të domosdoshme edhe për shkak të agjendës ekonomike që e pret vendin.

DHTIK ka identifikuar një numër ligjesh dhe çështjesh që, sipas saj, kërkojnë ndryshim, plotësim ose rregullim të ri. Në mesin e tyre janë Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare.

Sipas DHTIK-së, këto çështje nuk duhet të mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve, pasi bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme, lehtësim të barrës administrative dhe fiskale, si dhe përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet.

Në fund, DHTIK u ka bërë thirrje partive politike që interesin e vendit dhe të ekonomisë ta vendosin mbi dallimet politike dhe të përfundojnë procesin e konstituimit të institucioneve.

Dhoma e Tregtisë vlerëson se bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale që marrin përgjegjësi dhe sigurojnë vendimmarrje për çështjet me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

ligjidhtikinstitucioneve

Të ngjashme

Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet

Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet

21:37
Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

08:31

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
  • 12:45Miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2027, Rama: Vetëvendosje votoi kundër
  • 12:36Ymeri: Fatkeqësia jonë është sistemi, jo vetëm individi
  • 12:33Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027