Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dhoma e Tregtisë kërkon ndërhyrje për stabilizimin e furnizimit me rrymë për bizneset: Po paguajnë shumëfish!

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 14:47
Dhoma e Tregtisë kërkon ndërhyrje për stabilizimin e furnizimit me rrymë për bizneset: Po paguajnë shumëfish!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën e rënduar të furnizimit me energji elektrike, e cila sipas tyre po shkakton humbje serioze për qindra biznese në vend.

Përkundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1% dhe daljes së detyruar në tregun e hapur të energjisë të rreth 1,300 bizneseve, ky institucion thotë se gjendja e furnizimit është përkeqësuar ndjeshëm.

“Bizneset po paguajnë shumëfish për energji elektrike, ndërkohë, furnizimi nuk është as i sigurt dhe as i qëndrueshëm.” – thuhet në reagim.

DhTIK thotë se ndërprerjet e shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë kanë sjellë pasoja të rënda, përfshirë pamundësi të funksionimit normal të bizneseve, rritje të kostove të prodhimit, humbje të orëve të punës dhe dëme në pajisjet teknologjike dhe linjat e prodhimit.

“Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të DHTIK-së, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për të përmirësuar sigurinë e furnizimit me energji për bizneset. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bën thirrje urgjente të gjithë akterëve të sektorit energjetik që të ndërmarrin masa emergjente për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për bizneset, si dhe të fillojnë procedurat për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ndërprerjet.”

Po ashtu, është kërkuar nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës që të veprojnë pa vonesë për të dalë nga kjo situatë, e cila rrezikon seriozisht stabilitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.

Më shumë nga Lajme

  • 13:08Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
  • 13:02Musliu lag me ujë Nagavcin
  • 12:51Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
  • 12:47Tensione në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës së VV-së
  • 12:44“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës