Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje të reja nga incidenti në Junik, rrahja filloi në parkingun e Palestrës Sportive “Ereniku”

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 11:45
Detaje të reja nga incidenti në Junik, rrahja filloi në parkingun e Palestrës Sportive “Ereniku”

Një incident i rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Junikut, ku disa të rinj dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me përdorim të armëve dhe thikave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në parkingun e Palestrës Sportive “Ereniku”, në lagjen Qestaj, ndërsa Policia është alarmuar pas raportimeve për të shtëna dhe konflikt mes disa personave.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, njësitë policore kanë reaguar menjëherë, por personat e dyshuar ishin larguar nga vendi i ngjarjes para arritjes së Policisë. Në lokacion janë gjetur dy gëzhoja të zbrazëta, ndërsa gjatë zhvillimit të hetimeve janë sekuestruar edhe armë dhe mjete të ftohta.

Mësohet se më vonë Policia Kufitare në Ponoshec ka ndaluar një veturë BMW me katër persona brenda saj, ku njëri prej tyre kishte lëndime në fytyrë.

Gjatë kontrollit policor janë konfiskuar dy thika, një armë “Zoraki”, një pistoletë “Zoraki 917-T”, karikatorë, fishekë të kalibrit 7.65 mm si dhe dy gëzhoja.

Njëri nga të dyshuarit fillimisht është dërguar për trajtim në Emergjencën e Gjakovës, ndërsa më pas është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”./GazetaProjekti/

Më shumë nga Lajme

  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër
  • 22:25Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini