Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje shokuese të sulmit seksual në Prishtinë, 22-vjeçari rrëfen se i dyshuari e ftoi të shkonte në terr

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 11:01
Detaje shokuese të sulmit seksual në Prishtinë, 22-vjeçari rrëfen se i dyshuari e ftoi të shkonte në terr

Një 22-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së enjtes në parkun e Arbërisë, pranë fushës së “2 Korrikut”.

Sipas dëshmisë së tij, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa ishte duke ecur në shtegun e parkut. Ai ka treguar se një burrë rreth 50-vjeçar iu afrua dhe filloi të bisedonte me të për tema të ndryshme.

22-vjeçari ka deklaruar për Sinjalin se, në një pjesë të shtegut ku nuk kishte ndriçim, personi e ka kapur për krahu dhe me dorën tjetër e ka prekur në pjesën intime.

Sipas tij, gjatë incidentit personi i ka thënë: “Sa e ki të m**h?”, dhe më pas e ka ftuar: “Hajde him pak qaty në terr”.

22-vjeçari ka thënë se, pas këtyre veprimeve, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes dhe gjatë rrugës ka hasur një pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilit ia ka raportuar rastin. Më pas, rastin e ka paraqitur edhe në stacion policor.

Ai ka treguar për rastin me qëllim që të bëhet publik dhe të shërbejë si paralajmërim për qytetarët që frekuentojnë parkun, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas tij, Policia ka dyshuar se personi i përfshirë mund të jetë A.M., të cilin 22-vjeçari deklaron se nuk e kishte njohur më parë.

Redaksia nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e personit të dyshuar apo pretendimet ndaj tij. Rasti është raportuar në Polici dhe mbetet nën hetim.

22-vjeçariterrdetaje

Të ngjashme

Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë

Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë

08:42

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
  • 11:52Maqedonci pret zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon
  • 11:51Kadriaj pas vizitës së Kurtit në IML: Sigurisht u interesua edhe për mostrat e Astrit Deharit
  • 11:49Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së
  • 11:48"Kuvendi s'është pronë e askujt", Musliu kërkon vazhdimin e seancës