Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje nga aktakuza për Prekazin ’98, dëshmitari: Si u rrethua lagjja Jashari?

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 09:40
Detaje nga aktakuza për Prekazin ’98, dëshmitari: Si u rrethua lagjja Jashari?

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave, ushtarakë dhe zyrtarë policorë të Serbisë, për pjesëmarrje në masakrën në lagjen e Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Në dosjen e Prokurorisë, si dëshmi e parë është radhitur një dëshmitar i mbrojtur që u kodua si D5.

Ai tregoi krejt në detaje se si funksionoi plani për të sulmuar familjen Jashari.

Dëshmitari ka thënë se Njësitë e Veçanta të Policisë, aktivitetet në fshatin Prekaz i Poshtëm, i kishin filluar që nga fillimi i muajit janar të vitit 1998, duke vëzhguar dhe përcjellë të gjitha lëvizjeve në atë fshatë.

Ndërsa sa i përket mënyrës së si janë zhvilluar këto aktivitete, i njëjti ka deklaruar para Prokurorisë se konkretisht nga 10-15 pjesëtarë nga Njësia e Veçantë e Policisë kishin bërë sigurimin e “Villës”, e cila, sipas tij, kishte qenë brenda rrethit të Fabrikës së Municionit të pushkëve të gjuetisë në periferi të Skenderajt, afër fshatit Prekaz.

Këta pjesëtarë, sipas dëshmitarit, kishin siguruar “Villën” ku ishin edhe pjesëtaret e Njësisë për Operacione Speciale.

Me tej ka vazhduar, duke deklaruar se gjatë periudhës nga muaji janar deri në kohën kur ishte zhvilluar sulmi, kishte qenë në shumicën e kohës në Fabrikën e Municionit, konkretisht tek “Villa”, pasi që ndërrimet kishin qenë nga 10 ditë.

Kur u afruan ditët për sulmin, siç tha dëshmitari, në Prekaz shkuan edhe njësitet tjera.

Derisa krejt veprimet në lagje po monitoroheshin me kamera që ishin vendosur në rezervuarin e ujit.

“Dëshmitari thekson se rezervuari ku ishin vendosur kamerat kishte qenë përafërsisht 50 metra i gjatë dhe se nga pjesa e sipërme e tij mund të shihej lagjja e Jasharëve në Prekaz pasi që kamera kishte qenë në maje të këtij rezervuari. Këtë e dinte dëshmitari, ngase siç ka deklaruar, përmes monitorëve mund të shihej fshati madje edhe personat mund të identifikoheshin. Siç deklaron dëshmitari, kamerat kishin qenë aktive 24 orë gjatë gjithë javës që nga muaji janar deri në fillim të aksionit, d.m.th 24 orë kishte pas incizime dhe monitorim”, tha i mbrojturi i Prokurorisë.

dëshmitaridetajejashari

Të ngjashme

Takimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit

Takimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit

20:27
POLICIA jep detaje për vdekjen e 29 vjeçarit në Prishtinë

POLICIA jep detaje për vdekjen e 29 vjeçarit në Prishtinë

22:47

Më shumë nga Lajme

  • 10:4539 vatra zjarri aktive në Shqipëri, situata më problematike në Fier dhe Himarë, mbi 800 forca të angazhuara në terren
  • 10:43Jozefin Marku shoqërohet në Policinë e Tiranës
  • 10:28Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd
  • 10:26“Ku të shkoj unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar
  • 10:25Përfshihet nga zjarri një lokal në Prizren, intervistohet një i mitur