Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci, ka mbajtur një konferencë për media pas dështimit të seancës për votimin e Presidentit.
Nagavci deklaroi se i kanë bërë të gjitha përpjekjet për ofrimin e një kandidati konsensual.
“Në i bëm të gjitha përpjekjet tona. Jemi në një situatë aktuale ku si një parti që kemi mbi 51 për qind kemi ofruar mundësi për një kandidat konsensual”, deklaroi ajo.
