Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dëshmitari polic në rastin “Capat–Sekiraqët”: Dëgjova një zë të tmerrshëm duke kërkuar “ujë, ujë”, dhe dy persona në tokë të plagosur

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 12:24
Dëshmitari polic në rastin “Capat–Sekiraqët”: Dëgjova një zë të tmerrshëm duke kërkuar “ujë, ujë”, dhe dy persona në tokë të plagosur

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si “Capat–Sekiraqët”,

Në seancën e sotme po dëgjohet një dëshmitar, zyrtar policor, i cili deklaroi se natën kritike kishte dëgjuar të shtëna me armë brenda dhe jashtë lokalit.

Ai tha se pas të shtënave e kishte telefonuar Policinë, ndërsa kur kishte dalë jashtë kishte parë dy persona të plagosur.

“Kam dëgjuar një zë të tmerrshëm duke kërkuar: ‘Ujë, ujë’. Jashtë i kam parë dy persona të plagosur”, deklaroi dëshmitari.

I pyetur nëse u kishte ofruar asistencë kolegëve të tij kur kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, ai tha se nuk i kujtohej.

Rasti lidhet me përleshjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nga shkëmbimi i zjarrit kishte mbetur i vrarë Premtim Gashi dhe ishin plagosur pesë persona.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.Sinjali

personaplagosurkishte

Të ngjashme

Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë

Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë

12:19
Kishte nxitur reagime të ashpra me deklaratën për aktgjykimin e Speciales, Hargreavës tregon çka diskutoi me kreun e PDK

Kishte nxitur reagime të ashpra me deklaratën për aktgjykimin e Speciales, Hargreavës tregon çka diskutoi me kreun e PDK

21:18
Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

18:13
Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona

Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona

09:52

Më shumë nga Lajme

  • 13:31​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
  • 13:30Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh
  • 13:30Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit
  • 13:29Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës
  • 13:28Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër