Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dërguti: Kurti lavdinë e do për vete, përgjegjësinë do ta ndajë me të tjerët

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 22:18
Dërguti: Kurti lavdinë e do për vete, përgjegjësinë do ta ndajë me të tjerët

Sipas opinionistes Aida Dërguti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lavdinë e dëshiron për vete, ndërsa përgjegjësine do ta ndajë me të tjerët.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo deklaroi se Kurti është i pakompromis kur bëhet fjalë për pushtetin, por se aktualisht mund të përballet me presion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Po e shohim një nguti, por nuk lidhet vetëm me afatin për president, mendoj që ka më shumë një presion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes, pra atë që e ka bërë duhet ta përbijë, siç dihet Kurti lavdinë e dëshiron për vete, por përgjegjësinë dëshiron ta ndajë me të tjerët. Kur vjen puna të pushteti aty është i pakompromis, tani duhet që ato marrëveshje i ka realizuar vetë, dëshiron ta shpërndajë përgjegjësinë me të tjerët”, tha Dërguti në Klan Kosova.Ajo shtoi se shpejtësia me të cilën u formua Qeveria kishte për qëllim t’u dëshmonte qytetarëve se Kurti nuk ka qenë bllokues i proceseve politike.

“Ka komoditetin edhe nëse shkohet në zgjedhje sepse është në një pozicion jashtëzakonisht të mirë. Me shpejtësinë që zgjodhi qeverinë deshi t’ua dëshmojë qytetarëve që nuk është problemi tek unë, nuk kam qenë unë bllokuesi. Pra ky e ka problemin e zbatimit të marrëveshjeve, sepse si duket ka afat për to. Do të arrijë së pari që bashkërisht me ta të ndajë përgjegjësinë për zbatimin e e marrëveshjeve. Siç duket Vjosa Osmani nuk është kandidatja e preferuar, ose e kanë ndonjë lojë tjetër, por edhe ky takimi me PDK-në, sepse nga ajo që tha sot, i duhen më shumë se 15 deputetë të LDK-së, që mos të vie puna pick për një deputet”, deklaroi Dërguti.

AIDA DERGUTI

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
  • 21:43Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse
  • 21:27Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
  • 21:13Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
  • 20:46I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve