Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dërguan sms të rreme në emër të bankave, arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 15:56
Dërguan sms të rreme në emër të bankave, arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike, ka zbatuar tri urdhërkontrolle në lokacione të ndryshme, me ç’rast janë ndaluar dy persona të dyshuar për mashtrim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një veturë, telefona, SIM-karta dhe fletëpagesa bankare, ndërsa dy persona të tjerë janë identifikuar dhe janë në arrati.

Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se nga dhjetori 2025 kanë dërguar SMS të rreme në emër të bankave komerciale, duke i mashtruar qytetarët përmes linkeve ku u kërkoheshin të dhënat bankare.

Deri tani janë identifikuar rreth 150 të dëmtuar vetëm në rajonin e Prishtinës, me një dëm financiar rreth 50 mijë euro, ndërsa pritet të ketë raste të tjera nga rajone të ndryshme.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike në kuadër të NJHP-së, kanë zbatuar 3 urdhër kontrolle në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me ndalimin e 2 personave, për shkak të dyshimit në kryerjen e veprës penale Mashtrimi nga neni 323 i KPRK-së, ku gjatë zbatimit të këtyre urdhër kontrolleve janë sekuestruar: Një veturë, disa telefona, disa sim – Kartela, si dhe fletëpagesa të bankave. Po ashtu, lidhur me këtë çështje janë identifikuar edhe 2 persona tjerë, por që të njëjtit gjenden në arrati.

Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve.

Numri i të dëmtuarve në këtë çështje, vetëm në regjionin e Prishtinës arrin numrin prej 150 personave, ndërkaq vlera e dëmit arrin shumën prej 50,000 € (pesëdhjetë mijë Euro), ndërkaq jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe.

Prokurori i shtetit do të vazhdoj të trajtoj rastet e kësaj natyre me prioritet, si dhe do të ndërmerren veprime shtesë me qëllim identifikimin e të dyshuarve tjerë potencial lidhur me këtë rast.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta