Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me reagimet pas vdekjes së Ratko Mlladiç dhe protestën kundër hapjes së një konsullate serbe në Shkodër.Koçeku shkruan se një status i publikuar prej saj dy ditë më parë për vdekjen e Mlladiçit ka nxitur një numër të madh komentesh, përfshirë reagime nga serbë që, sipas saj, vijojnë të glorifikojnë ish-komandantin serb të dënuar për krime lufte dhe gjenocid.
Ajo e cilëson këtë si pjesë të përpjekjeve për të mohuar apo rishkruar të kaluarën e luftërave në Ballkan.“Përpjekja e vazhdueshme e propagandës serbe për me e ripohu të kaluemen e vet gjenocidale nëpërmjet kamuflimit dhe ruajtjes së asaj ideologjie keqndjellëse, nuk asht vetëm fyemje ndaj viktimave të luftës në Srebrenicë e në tanë Ballkanin, por nji rrezik i ri që paraqitet në të ardhmen”, shkruan Koçeku.
Deputetja shprehet se krimet e luftës në Ballkan nuk duhet të relativizohen për arsye diplomatike apo politike.“Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan, as në emër të diplomacisë e as të politikës, dhe nuk mund të ndërtohen realitete të reja, të mira e pozitive, pa reflektu mbi të shkuemen”, thekson ajo.
