Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputetja Deliu thotë se PSRK ka caktuar prokurore për ta hetuar profilin “Lule Gjeli”: Do ta denoncoj të hënën

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 12:16
Deputetja Deliu thotë se PSRK ka caktuar prokurore për ta hetuar profilin “Lule Gjeli”: Do ta denoncoj të hënën

Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Blerta Deliu, ka njoftuar se është caktuar një prokurore për të hetuar një profil në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, që dyshohet për përhapje të gjuhës së urrejtës e shantazh.

Ajo tha se të hënën vetë do të shkojë në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar këtë rast, ndërsa ftoi këdo që u shantazhua nga ky profil t’i çojë materialet në prokurori.

“Të hënën në mëngjes do të paraqitem në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të ofruar çdo informacion që kam në dispozicion. Pas informatës se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, kam kontaktuar menjëherë këtë institucion për të marrë informata shtesë. Sipas informatave që kam marrë, tashmë është caktuar prokurorja që po e trajton çështjen. I ftoj të gjithë qytetarët që janë shantazhuar, kërcënuar, fyer apo kanë pësuar pasoja nga veprimtaria e këtij profili, të mos heshtin. Çdo dëshmi dhe çdo denoncim ka rëndësi për zbardhjen e plotë të rastit”.

Deliu publikoi edhe një numër përmes së cilit mund të lidhen me prokuroren e rastit.

“Për kontakt me Prokurorinë Speciale mund të telefononi në numrin 044 666 492 dhe të kërkoni të lidheni me prokuroren që po merret me rastin. Askush nuk duhet të jetojë nën frikën e kërcënimeve, shantazhit dhe gjuhës së urrejtjes. Besoj se është koha që drejtësia të veprojë dhe secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
  • 11:41BE reagon për arrestimin e kosovares, Vlora Hysenit, ish-shefes së Intelegjencës në Shqipëri: po i ndjekim nga afër zhvillimet
  • 11:40Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri-Kosovë