Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka shpërndarë një denziformatë për presidenten Osmani.
Ai shpërndau një lajm të një medie ku raportohej se Klodian Allajbeu do të amnistohet me shtetësi të Kosovës nga presidentja Osmani.
“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është vërtetë shqetësuese kjo katandisje”, shkroi ai.
Postimi:
Pas publikimit të këtij lajmi reaguan ashpër nga presidenca ku e quajtën propagandë.
“Presidenca tashmë ka kohë që e ka sqaruar për publikun që, në pjesën e mbetur të mandatit, nuk janë duke u trajtuar kërkesat për shtetësi, por ato do t’i barten Presidentit të ardhshëm për vendim.”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Kjo është propagandë.
Ky person NUK është pajisur me shtetësi nga Presidentja Osmani.
Presidenca tashmë ka kohë që e ka sqaruar për publikun që, në pjesën e mbetur të mandatit, nuk janë duke u trajtuar kërkesat për shtetësi, por ato do t’i barten Presidentit të ardhshëm për vendim.
Sipas ligjit, kërkesa për nënshtetësi me dekret mund të bëhen nga çdokush dhe në Presidencë arrijnë mijëra të tilla, por kjo nuk nënkupton se Presidentja i nënshkruan. Për sqarim, ato kërkesa nuk vijnë para Presidentes, por shkojnë direkt në departamentin përkatës për shqyrtim dhe pastaj në MPB. Pra, para Presidentes asnjëherë nuk është paraqitur as kjo kërkesë e as shumë të tjera që mund të jenë bërë këtë fillimvit. Ato do të trajtohen nga Presidenti i ardhshëm.