Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 19:13
Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në

Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për krijimin e një koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një status të publikuar me titullin “Koalicioni për Normalitet”, Mustafa ka kërkuar nga drejtuesit e dy partive që të ulen në një tryezë dhe të bashkëpunojnë për tejkalimin e ngërçit politik.

Mustafa ka thënë se situata aktuale, me Kuvendin pa u konstituar dhe qeverinë ende të paformuar pas më shumë se katër muajsh, është shqetësuese për qytetarët.

“Unë nuk po ju flas si politikan. Po ju flas si një njeri që e do këtë vend mbi çdo gjë tjetër”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka përmendur si shembull koalicionin PDK-LDK, duke thënë se koalicionet e mëdha mund të funksionojnë kur, sipas tij, interesat shtetërore vendosen mbi dallimet partiake.

Mustafa ka kërkuar që PDK-ja dhe LVV-ja të lënë mënjanë përplasjet politike dhe të fokusohen në çështje që lidhen me zhvillimin e vendit.

“Le t’i lëmë mënjanë egot. Le t’i lëmë mënjanë fjalët e ndezura të së kaluarës. Le të flasim për rrugët, për shkollat, për spitalet dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai.

Në fund, ish-komandanti i UÇK-së u ka bërë thirrje kryetarëve të PDK-së dhe LVV-së që të ulen bashkë në një tryezë, duke theksuar se Kosova nuk ka më kohë për të pritur.

“Unë jam gati të jap të gjithë përvojën time për këtë bashkim. A jeni gati edhe ju?”, ka shkruar Mustafa.

mustafapdk-sëthirrje

Të ngjashme

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

16:05
OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet

OIK thirrje organeve kompetente për rastin e infermieres: Të hetohet me seriozitet

13:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike