Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo kohë.Por, ai ka thënë se nuk do të “dorëzohen” përballë partive që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje e konstruktivitet.
“Ne jemi të gatshëm me shkua në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan. Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.Kosova mund të mbajë edhe një proces zgjedhor, nëse deri më 28 prill nuk ka votohet presidenti i ri.
