Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti i LVV-së, ngrit dy duart kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 20:20
Deputeti i LVV-së, ngrit dy duart kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Geci, shprehu kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata nuk mund të konsiderohen si themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit. Siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim, nuk konsideroj se është e arsyeshme të vazhdojmë për mbrojtje të tyre”, deklaroi Geci gjatë seancës.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Bedri Tahiri, iu kundërpërgjigj, duke theksuar se çështja se kush është themelues i shtetit të Kosovës i përket historisë, ndërsa mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së themeluesve, mendoj se është histori dhe pjesë e lavdishme. 17 shkurti është datë e përjetshme dhe dihet kush e ka shpallur pavarësinë. Ata kanë nevojë për mbështetje shtesë. Nuk ndikon direkt brenda Kosovës, por është diçka që shoqëria duhet ta mbështesë”, tha Tahiri, raporton KP.

Përkrahje për këtë amandament dha edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e përshkroi mbështetjen shtesë si “infuzion të fundit nga shteti për katërshen e UÇK-së”.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 19:10"A po i frikësoheni kërcënimeve serbe e ruse?" , ja si përgjigjet Daut Haradinaj
  • 19:10Mërgimtarët shkuan, pushuesit u kthyen – kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 19:04Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?
  • 18:58Kanos fqinjët pas një mosmarrëveshjeje, policia i gjen të dyshuarit armë dhe 42 fishekë
  • 18:34Arkeologët hulumtojnë Verbocin për gjurmë të hershme njerëzore