Kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trandafilova pritet t’i bëhet një ftesë zyrtare për të raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës .
Kjo është një iniciativë e parë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës për të raportuar Trandafilova në një nga komisionet e Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione nesër (të hënën) do të shqyrtojë për votim propozimin e deputetit të PDK-së, Artan Behrami për dërgimin e një ftese zyrtare për raportim kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.
