Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 25 mijë euro për shpifje kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Padinë e ka fituar Mustafë Grainca, rreth disa shkrimeve tash të shpallura shpifëse nga Dimal Basha, të botuara si op/ed personal të tij të botuara më 2019.

Basha do të paguajë 25 mijë euro dhe duhet të kërkojë falje publike. Gazeta Paparaci ka publikuar Aktgjykimin.