Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati: Nuk do të ndalemi me kaq

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 10:45
Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati: Nuk do të ndalemi me kaq

Gjykata Themelore Prishtinë, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Hafir Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi.

Më shumë nga Lajme

  • 20:59Meta takon avokatin në burg, por pretendon se kamera monitoroi bisedën: Na shkelën konfidencialitetin
  • 20:50Vjen reagimi i parë për ofertën e LDK-së: Duhet përshëndetur, nëse s’ka hile
  • 20:41Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër
  • 20:34Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak