Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vendimit dënues ndaj katërshes së UÇK-së.
Në një postim në Facebook, Lushtaku tha se Gjykata Speciale, sipas tij është e iniciuar dhe korruptuar nga Serbia dhe Rusia, si dhe nga argatët e tyre brenda Kosovës.
“ASNJËHERË NË EMËR TË POPULLIT. Kjo gjykatë është iniciuar dhe korruptuar nga Serbia dhe Rusia, si dhe nga argatët e tyre brenda Kosovës. UÇK-ja është e pastër. Luftëtari është luftëtar, tradhtari është tradhtar”, ka shkruar ai.



