Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dëmtuan buxhetin e shtetit mbi 1 milion euro, çka thuhet në aktakuzën ndaj ministrit Damka dhe sekretarit Kamberaj

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 17:07
Dëmtuan buxhetin e shtetit mbi 1 milion euro, çka thuhet në aktakuzën ndaj ministrit Damka dhe sekretarit Kamberaj

Në njoftimin zyrtar te Prokurorisë thuhet se Damka dhe Kamberaj, nga 16 gushti i 2021-tës e deri më 24 mars të 2022-tës, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Sipas aktakuzës, Damka dhe Kamberaj, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

Sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Damka dhe Kamberaj i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1 milion e 40 mijë eurosh.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 04 Korrik 2025– Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 09:42“Pastrimi“ paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave
  • 09:31Bie pak çmimi i naftës në Kosovë
  • 09:31Hoxhaj: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
  • 09:18Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
  • 09:12KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë