KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në Graçanicë dhe disa zona përreth, për shkak të dëmtimit të gypave kryesorë të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja e furnizimit ka prekur zonat Graçanicë, Badoc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë të Sushicës, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se është dëmtuar gypi kryesor DN 225, ndërsa janë evidentuar dëmtime edhe në gypat DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe në gypin DN 90 në një segment tjetër.
