Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dëmtimi i “Kullës së Zahir Pajazitit” në Orllan, AMMKM kërkon hetim nga policia

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 17:51
Dëmtimi i “Kullës së Zahir Pajazitit” në Orllan, AMMKM kërkon hetim nga policia

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka njoftuar se ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës nisjen e hetimeve lidhur me dëmtimet e evidentuara në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan të Podujevës.

Sipas njoftimit të Agjencisë, pas pranimit të raportit për dëmtimet, Drejtori Ekzekutiv i Kompleksit Memorial, më 6 korrik ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë.

“AMMKM ka nën menaxhim Kompleksin Memorial ‘Kulla e Zahir Pajazitit’ në Orllan, në bazë të kontratës publike kornizë me nr. 207-AMMKM-25-6581-2-1-1/C86 – Mirëmbajtja e Kompleksit Memorial ‘Kulla e Zahir Pajazitit’ në Orllan, Komuna e Podujevës, e cila ka hyrë në fuqi më 28.08.2025 dhe përfundon me datën 28.08.2028”. Po ashtu, aktualisht është duke u zbatuar edhe projekti për ndërhyrje emergjente në këtë kompleks memorial, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tij.

“Njëkohësisht, Agjencia është duke realizuar edhe projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM ‘Kulla e Zahir Pajazitit’, Orllan – Podujevë”, sipas kontratës nr. 207/27900-25-9937-5-2-1/C97, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial”, thuhet në njoftim. Sipas AMMKM-së, në bashkëpunim me institucionet kompetente do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, ndërsa opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejme pas raportit zyrtar të organeve të rendit.

Agjencia ka theksuar se institucionet përgjegjëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e vlerave të Luftës Çlirimtare dhe monumenteve të mbrojtura me legjislacionin në fuqi

zahhir pajaziti

Më shumë nga Lajme

  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri