Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dëmtimi akt i turpshëm, përgjegjësia bie mbi institucionet” – Publikon fotografitë e Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 20:02
“Dëmtimi akt i turpshëm, përgjegjësia bie mbi institucionet” – Publikon fotografitë e Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”

Latif Gashi, ish-deputet i PDK-së, ka reaguar pas dëmtimit të Kompleksit Memorial Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të turpshëm, të papranueshëm dhe çnjerëzor. Ai ka publikuar edhe fotografitë brenda objektit.

Ai ka thënë se sulmet ndaj memorialeve nuk janë vetëm dëmtime të objekteve fizike, por edhe sulme ndaj kujtesës historike, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Sipas Gashit, mungesa e sigurisë, mirëmbajtjes dhe kujdesit institucional në komplekset memoriale ka krijuar kushte që ato të mbeten të pambrojtura dhe të degradohen.

Ai ka theksuar se institucionet shtetërore kanë detyrim ligjor, moral dhe kombëtar për ruajtjen e këtyre monumenteve, duke shtuar se respekti për dëshmorët duhet të dëshmohet përmes mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të vendeve që përjetësojnë veprën e tyre.

Postimi i plotë:

Lënia në harresë e komplekseve memoriale nga institucionet shtetërore nuk është thjesht neglizhencë, por një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohet kujtesa jonë historike.

Heqja e punëtorëve të sigurisë dhe të mirëmbajtjes, mungesa e ciceronëve dhe e kujdesit institucional në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” dhe Muzeun e Dëshmorëve në Penuhë, në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, si dhe në Kompleksin Memorial “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladovc, ka krijuar kushte që këto vende të mbeten të pambrojtura dhe të degradohen dita-ditës.

Dëmtimi i Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan është një akt i turpshëm, i papranueshëm dhe çnjerëzor. Sulmi ndaj memorialeve nuk është vetëm sulm mbi gurët dhe objektet, por mbi kujtesën historike, mbi sakrificën e dëshmorëve dhe mbi vlerat mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës.

Përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore, të cilat kanë detyrim ligjor, moral dhe kombëtar të sigurojnë ruajtjen, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre komplekseve. Këto nuk janë projekte të zakonshme; janë projekte kombëtare, monumente të historisë sonë dhe vende që duhet të edukojnë brezat e rinj me respekt për lirinë dhe sakrificën.

Ruajtja e komplekseve memoriale nuk është çështje politike, por detyrim shtetëror dhe kombëtar. Respekti për dëshmorët nuk dëshmohet vetëm me fjalë e ceremoni përkujtimore, por me përkushtim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vendeve që përjetësojnë veprën e tyre.

Latif Gashi

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë