Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se dëmi që është bërë me artikullin kundër UÇK-së, në të cilin ishte bashkautor edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk shlyhet dhe nuk hiqet.
Reagimi i Limajt erdhi pasi u pyet lidhur me statustin e fundit të Dimal Bashës, i cili tha sonte se e ka larguar emrin nga artikulli kundër UÇK-së.
“Kjo është me fy inteligjencën e njerëzve në Kosovë…Në një vend normal nuk i drejtohet ky status, turp është me drejtu kështu se tash ka një fyerje të dyfishtë populli. Nuk është shtëpi, që ta prishi e ta marojë të re. Kjo është sikur me vra një njeri, a mundesh me ngjallë një njeri që u vra nuk ngjallet. Dëmi. Së pari kjo nuk hiqet hiç, hini në Youtube dhe shikoni çfarë ka. Dëmi që iu ka bë kjo nuk shlyhet kështu….”, tha Limaj në Pressing për artikullin ku ishte bashkautor Dimal Basha,
