Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po u shkelet të drejtat nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Deliu-Kodra tha në seancën e sotme të Kuvendit se për PDK-në, dretësia për krerët e UÇK-së “mbetet një përgjegjësi e përhershme”.
“Familjet e tyre kanë të drejtë të presin që institucionet e Kosovës të përmbushin detyrën e vet me seriozitet dhe vendosmëri”, tha ajo.
