Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: Kuvendi duhet të konstituohet, 12 dhe 16 shtatori janë data jetike për Kosovën

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 17:58
Deliu-Kodra: Kuvendi duhet të konstituohet, 12 dhe 16 shtatori janë data jetike për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se, pavarësisht dilemave juridike rreth situatës së krijuar me konstituimin e Kuvendit, deputetët duhet të rikthehen në seancë dhe t’i japin fund procesit të konstituimit të institucionit.Duke folur në Five të TV Dukagjinit, Deliu-Kodra tha se për PDK-në prioritet është funksionalizimi i Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një çështje të rëndësishme për momentin politik në të cilin ndodhet Kosova.

“Pavarësisht dilemave që i kanë juristët, ne kemi kërkuar që të kthemi në seancë, sepse konsiderojmë që Kuvendit të konstituohet. E kjo është më e rëndësishme për momentuimin politik në të cilin ndodhet Kosova. Është e pashmangshme të flas për 2 data që janë jetike. Data 12 shtator, kur Liria ka Emër organizon një marshim, që mendoj se do të jetë më i madhi që ka parë Kosova viteve të fundit. Ku qytetarët pa dallim pa partie, gjeografie do të jenë aty, për të kërkuar drejtësi për procesin përfundimtar, që pritet të marrë epilog me datën 16 shtator.Dhe pashmangshëm duhet ta përmend edhe datën 16. Kosova po kalon një datë të rëndësishme historike, ndër data më të rëndësishme prej shpalljes së pavarësisë.

Do të jetë vendim historik, jo vetëm për të kaluarën tonë, vendim për tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen e Kosovës. Në këto rrethana debat tona, diskutimet tona kanë qenë në konstituimit të Kuvendit, krijimit të organeve të Kuvendit”, ka thënë Deliu-Kodra.Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë nesër seancën konstituive, me fillim nga ora 11:00. Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Procesi i konstituimit është zvarritur përtej afatit kushtetues prej 30 ditësh, ndërsa në dy raste të mëparshme deputetët janë mbledhur në sallën e Kuvendit pa arritur ta përfundojnë procesin.

deliu-kodradataduhet

Të ngjashme

Hoti kërkon konventë ‘‘të madhe’’ në LDK: Duhet të përcakton ekipin që na udhëheqë

Hoti kërkon konventë ‘‘të madhe’’ në LDK: Duhet të përcakton ekipin që na udhëheqë

11:30
Sa orë duhet të rrimë ulur?

Sa orë duhet të rrimë ulur?

17:33
Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë

Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë

11:32

Më shumë nga Lajme

  • 18:31​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës
  • 18:31Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës
  • 18:28Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve
  • 18:18Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës
  • 18:13“Nuk e di kur kthehem, por për Kosovën e jap jetën!” | Fjala e fundit e 10-shit të UÇK-së që kumboi në Hagë